‘Qyteti’ 11 kate nën tokën në Kukës, Fevziu eksploron tunelet: Sa i madh qenka!

Описание к видео ‘Qyteti’ 11 kate nën tokën në Kukës, Fevziu eksploron tunelet: Sa i madh qenka!

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion” në Tv Klan na tregoi këtë të mërkurë Kukësin që nga traditat e mikpritjes deri tek tunelet e nëndheshme.

E kur vjen fjala tek tunelet, aty ndodhet një “qytet” i tërë nëntokën e Kukësit. Meqenëse konsiderohej si qyteti i parë që mund të sulmohej nga Jugosllavia, qeveria komuniste e asaj kohe ndërtoi një qytet të tërë me fabrikë buke, spital, zyrën e administrimit, zyrën ushtarake dhe depon e municioneve.

Nuk ishte pak, por 7.5 kilometra i gjatë dhe me 30 hyrje.

Blendi Fevziu: Po hyjmë në një tunel që shtrihet nën Kukës i ndërtuar në vitin 1969, 7.5 kilometra i gjatë. Pra që do të thotë 7 kilometra e gjysmë nën tokë me 30 hyrje. Inxhinier, u sa i madh qenka, qenka akoma dhe më i thellë.

Feti Gjici ishte një prej inxhinierëve që punoi aty pothuajse 20 vjet në zonën e tunelit. Madje puna ishte sekret e ai nuk duhej t’i tregonte as familjes se çfarë bënte. Gjici ishte ai që shoqëroi Fevziun brenda në tunel dhe na tregoi një detaj shumë interesant. Tuneli është ndërtuar 30 metra nën tokë, ose më saktësisht sa 11 kate.

Blendi Fevziu: Sa thellësi zbresim? Sa kate ishte tuneli?

Feti Gjici: Këtu zbresim 30 metër.

Blendi Fevziu: 30 metër nëntokë?

Feti Gjici: Po.

Blendi Fevziu: 30 metër nëntokë i bie afërsisht 10 kate.

Feti Gjici: 11 kate.

Blendi Fevziu: 11 kate nëntokë. Një tunel 11 kate nën tokë për të përballuar sulm atomik./tvklan.al#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке