Uniko - “Trekëndëshi i Shpirtit”, Çorovodë – Vlorë - Bari (5 Qershor 2023)

Описание к видео Uniko - “Trekëndëshi i Shpirtit”, Çorovodë – Vlorë - Bari (5 Qershor 2023)

Në Qershor të vitit 2017, autoritetet italiane i kërkuan ndihmë juridike Shqipërisë për krijimin e një skuadre të përbashkët hetimore me qëllim hetimin e grupeve kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë.

Gjatë periudhës Janar 2016 deri në Maj 2017, në rajonin e Puglias dhe në portin e Barit në disa operacione të ndryshme autoritetet italiane kishin sekuestruar mbi 6 ton kanabis sativa.

Dyshimet e palës italiane ishin se sasia e kapur ishte vetëm një sasi e vogël nga ajo që është trafikuar në realitet. Më datë 6 Korrik 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi procedimin 238, procedim që në vitin 2019 i kaloi SPAK.

Në datën 10.07.2017 në Prokurorinë e Përgjithshme është nënshkruar një marrëveshje për ngritjen e një skuadre të përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Barit.

Dyshimet e forta të autoriteteve italiane ishin se mafia kalabreze po bashkëpunonte me dy grupe shqiptare të fuqishme për trafikimin e hashashit gjatë viteve 2014-2016 ku trekëndëshi i aktivitet kriminal shtrihej mes Skraparit, Vlorës dhe Barit. Dyshimet ishin se ky aktivitet gëzonte mbështetje nga segmente të caktuara të politikës, policisë dhe prokurorisë.

Elton Hamza, bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë, ka deklaruar se Lani është drejtuesi i grupit kriminal që ka trafikuar nga Shqipëria në Itali sasi të konsiderueshme kanabis sativa dhe ku ai ka marrë pjesë vetë nga vera e vitit 2014 deri në Dimrin e vitit 2016 me rolin e ndihmës skafistit – shkarkues duke marrë pagesa nga 3000 – 5000 Euro për rrugë, kurse skafistin Piro alias Kleo Bregu e paguante me 25,000 Euro për rrugë.

Sipas hetuesve të dosjes, tashmë grupet kriminale shqiptare nuk ishin më në rolin periferik, grupi shqiptar ishte në rolin e udhëheqësit dhe ishte i detyruar të paguante barezët për mbështetje logjistike në Bari.

Sipas dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë, pjesëmarrja e barezëve paguhej nga 60 - 65 mijë Euro që i jepeshin shtetasit Gaetano Monacelli para në dorë ose e njëjta vlerë i kompensohej me hashash.

Më datën 28.06.2018 në zonën Qafë-Gjashtës në Sarandë nga ana e policisë lokale u ndalua një autokamper (rulot) i markës Fiat Dukato me targa italiane brenda të cilit udhëtonin dy shtetas italianë. Pas dyshimeve se mjeti ishte modifikuar në brendësi, ai u dërgua për kontroll në skaner në pikën kufitare të Kakavijës.

Pas kontrollit u gjetën në brendësi 363 kg kanabis bimor dhe 96 kg çokollatë hashashi. Dy italianët nga Bari Vito Barucchelli dhe Dominga Silvestri u ndaluan nga policia në dyshimin e trafikimit të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Vito Barucchelli ishte një subjekt i njohur për skuadrën speciale të ngritur mes dy vendeve, pasi ai ishte i njohur për përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike së bashku me persona të tjerë në Shqipëri dhe Itali.

Ndaj 36-vjeçarit barez kishte prova të mjaftueshme në Itali dhe Shqipëri që nga moment i blerjes së rulotit, përshatjes së mjetit dhe marrjen e lëndës narkotike

#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке