Stop/I biri nxjerr në rrugë të madhe 86 vjeçaren, çfarë ndodhi me të moshuarën - 22 Prill 2024

Описание к видео Stop/I biri nxjerr në rrugë të madhe 86 vjeçaren, çfarë ndodhi me të moshuarën - 22 Prill 2024

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Pak ditë më parë transmetuam rastin e 86 vjecares Esma Toluli, e cila prej 3 muajsh, sorollatet sa në një hotel në tjetrin, pasi në apartamentin e saj në rrugën “Margarita Tutulani” ka qiraxhi. Zonja shpjegoi, se ka firmosur disa letra në gjermanisht me mendimin, që kishte firmosur, se pas vdekjes së saj apartamentin ia linte djalit. Por me atë firmë djali i ndryshoi pronësinë apratamentit. Esmaja kërkon, që të futet në banesë pasi, sic thotë, ajo, kërkon të vdesë aty. Ne komunikuam me djalin e Esma Tolulit, Haxhiun, i cili tha, se nëna dhe motrat e kanë mashtruar dhe apartamenti ishtë lënë në një bankë të nivelit të dytë si koletaral. Pa u shlyer ajo kredi, tha Haxhiu, askush nga familja nuk futet në atë apartament.Ne siguruam deklaratën noteriale, që provon, se kredia është shlyer dhe këtë deklaratë ia vumë në dispozicion zotit Haxhi Toluli, por ai nuk reagoi.Ne shkuam sërish tek e moshuara Totuli, e cila ishte vendosur në zonën e Astirit.Alfred Muharremi, drejtori i Shërbimit Social Tiranë i premtoi 86 vjecares, që t’i paguajë qiranë dhe t’i sigurojë një avokat, për të ndjekur problemin e saj në rrugë gjyqsore.


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке