A luan rol arsyeja në interpretimin e Kuranit? - Rezart Beka

Описание к видео A luan rol arsyeja në interpretimin e Kuranit? - Rezart Beka

Çfarë roli luan arsyeja në interpretimin e Kuranit? A janë myslimanët literalistë në interpretimin e tyre të Kuranit, apo deduksioni racional luan një rol të rëndësishëm në procesin e të kuptuarit të tekstit kuranor? Cila është natyra e rolit të arsyes në interpretimin e Kuranit dhe në ç’mënyra kombinohen konsideratat tekstuale me ato racionale në hermeneutikën (usul tefsir) islame?

Përgjatë historisë islame, shumica e komentuesve të Kuranit i janë qasur tekstit të shenjtë duke kombinuar metodën tekstuale me atë racionale. Disa prej tyre kanë anuar më shumë nga aspekti tekstual, ndërsa disa të tjerë nga ai racional. Rrallëherë hasim interpretues të Kuranit që përvetësojnë një metodë tërësisht tekstuale apo tërësisht racionale në interpretimin e këtij teksti të shenjtë.

Megjithatë, gjatë historisë islame, dijetarë të ndryshëm kanë ofruar një seri argumentesh apo delilesh që, në pamje të parë, duken se dërgojnë në refuzimin e plotë të përdorimit të arsyes në interpretimin e Kuranit. Në këtë leksion, ne do t’i shtjellojmë një nga një provat apo delilet në fjalë dhe do të paraqesim mënyrën se si dijetarët myslimanë i kanë interpretuar ato dhe se si ata kanë harmonizuar qasjen tekstuale me atë racionale.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке