Pa Gjurme-‘Atë që desha e mora,mos më kërkoni’/ Kur dëgjon zërin e së bijës, nëna lë studion 15.3.22

Описание к видео Pa Gjurme-‘Atë që desha e mora,mos më kërkoni’/ Kur dëgjon zërin e së bijës, nëna lë studion 15.3.22

#pagjurme #odetadume #reportTV
Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet pas një viti Esmeralda Pura në Tiranë. 23-vjeçarja nga Pogradeci kishte nisur një bashkëjetesë me shtetasin M.L në zonën e Laprakës. Nëna e dy fëmijëve humbi gjurmët në 13 korrik të vitit 2021, nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur. Familjarët e bashkëjetuesit 27-vjeçar kishin ndjekur programin, nga ku kishin mësuar se ajo është denoncuar si e humbur. Esmeralda kishte gënjyer për afro 10 muaj me radhë M.L ndërsa nuk i kishte treguar për statusin e saj civil. Denoncimi i nënës në emisionin ’Pa Gjurmë’ për zhdukjen e së resë shtyu M.L t’i drejtohet komisariatit nr: 3 për të deklaruar gjithçka. Në pyetje nga policia për 5 orë radhazi u mor edhe Esmeralda. Stafi Pa Gjurmë e priti në ambjentet e jashtme, ku të pranishëm ishin bashkëjetuesi dhe prindërit e tij. Pas dëshmisë së dhënë para uniformave blu 22-vjeçarja shfaqi shenja irritimi, duke iu përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetares. Ajo refuzoi kategorisht të takohet me dy fëmijët dhe nënën e saj. Një vit pa u parë me familjarët, që prej ditës kur humbi gjumët nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë bashkëshortin dhe dy fëmijët 2 dhe 4 vjeçarë, Esmaralda nxiton të largohet edhe kësaj here. Në nxitim e sipër për të ikur ajo nuk dëshiron të komentojë asgjë për vendimin e saj.
Esmeralda: Unë këtë njeri desha dhe këtë mora. Hajd, kështu i thoni edhe nënës time
Gazetarja: Nëna juaj ka një vit që nuk flet me ju
Esmeralda: Nuk dua t’ja di ku jam apo ku s’jam
Gazetarja: Nuk do që ta kontaktosh nënën?
Esmeralda: Jo
Gazetarja: Do që të vish nesër ta takosh, atë edhe vajzën, dy fëmijët
M.L: S’do takosha asnjë
Esmeralda: Asnjëri nuk do takoj
Gazetarja: Po nuk të ka marrë malli për fëmijët?
Esmeralda: Jo
Momente të vështira për nënën e Esmeraldës, gjendja shëndetësore e së cilës u përkeqësua sapo dëgjoi mesazhin e së bijës e cila refuzonte atë dhe fëmijët e mitur. Gjatë transmetimit live Diana Pura lë studion televizive. Po me kërkesë të saj, e përlotur gjyshja me vajzën 2-vjeçare në krah hyn sërish në studio për t’i përcjellë një mesazh Esmeraldës.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке