Patate të mbushura në furrë dhe Petulla me mjaltë / Drekë e shijshme / Delicious Stuffed Potatoes

Описание к видео Patate të mbushura në furrë dhe Petulla me mjaltë / Drekë e shijshme / Delicious Stuffed Potatoes

Përshëndetje Miq.

Në këtë video do t'ju tregoj Patate të mbushura në furrë dhe Petulla me mjaltë / Drekë e shijshme

Receta e patateve të mbushura
Përbërësit:

6 kokrra patate të mëdha
kripë
vaj
Për mbushjen
tuli i patateve
djathë i bardhë
qepë e njomë
kripë
piper i zi
rigon
spec i kuq

Përgatitja:
Patatet e sapo shkulura, i lajmë mirë e mirë me ujë, i lëmë të kullojnë dhe pa i qëruar i vëmë në tavë. I lyejmë mirë me vaj ulliri dhe kripë. I vendosim të piqen në furrë për afërsisht 25-30 minuta. Patatet i nxjerrim nga furra gjysëm të pjekura. Pasi ftohen, i ndajmë në gjysmë dhe me anë të një luge të vogël i nxjerrim tulin nga brenda dhe e vendosim në një tas. Tulin e patateve e shtypim mirë me pirun më pas shtojmë djathin e grirë hollë, qepën e njomë, kripë dhe piperin e zi, rigonin dhe specin e kuq. Përziejmë mirë dhe mbushim patatet nga brenda. I vendosim përsëri në furrë të piqen edhe për 20-25 minuta të tjera.


Receta e petullave
Përbërësit:
Miell
Maja
Kripë
Ujë

Përgatitja:
Në një enë shtojmë miell, majanë, kripën dhe ujë derisa të formohet një brumë i butë por që nuk ngjit nëpër duar. E lëmë brumin të vijë derisa të trefishohet masa. Pasi brumi ka ardhur mirë, vendosim tiganin në zjarr. Kur vaji është nxehur, lyejmë duart me pak vaj, marim një pjesë të vogël nga brumi, e hapim mirë me duar dhe e vëmë të skuqet. Kur skuqet nga njëra anë e kthejmë të skuqet edhe në anën tjetër. Kështu veprojmë me të gjithë masën e brumit. Petullat janë të buta dhe shumë të shijshme. Petullat i shoqërojmë me mjaltë të sapo nxjerrë nga zgjoi.

Nëse ju pëlqeu video mos harroni të klikoni Like, Share dhe të Komentoni!
Klikoni SUBSCRIBE ‪@everythingaboutvillage‬ për më shumë video rreth jetës në fshat, natyrës së fshatit, gatimeve të fshatit dhe punët e ndryshme që realizohen në fshat.
Faleminderit.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке