Projektet e panjohura/Si u rindërtua varri i Skënderbeut! Roli i tërmetit të vitit 1979/ DOSJA E

Описание к видео Projektet e panjohura/Si u rindërtua varri i Skënderbeut! Roli i tërmetit të vitit 1979/ DOSJA E

Autor: Kreshnik KUÇAJ
Montazhi: Ergis Hasanbelli
DOSJA E, Çdo te enjte, ora 20:00 në SCAN TV

Biografi i parë i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut shkruan se shqiptarët e përcollën në vitin 1468 heroin në banesën e fundit… me një ceremoni madhështore.
Ata e varrosën kapitenin e lavdishëm në katedralen e Shënkollit duke e shoqëruar me një gjëmë rrënqethëse.
Por eshtrat e tij, do të preheshin vetëm 10 vite pasi në vitin 1478 kur sulltan Mehmeti i dytë pushtoi Lezhën, ushtarët e tij dhunuan varrin dhe eshtrat ia morën si hajmali… me shpresën se ato do t’u jepnin trimërinë e tij.
Më vonë, në vitet 1512-1520 kur Perandoria Osmane drejtohej nga Sulltan Selimi, katedralja e Shën Kollit ku ishte varrosur heroi kombëtar shqiptar, u kthye në xhami, duke marrë emrin Xhamia Selimie.
Por edhe pse nuk ekzistonte varri i Gjergj Kastriotit, për shekuj me radhë kujtimi i tij do të mbetej ndër shqiptarë, e madje figura e tij do të adhurohej.
Të krishterët, të cilët nuk lejoheshin të futeshin në xhaminë Selimie për të nderuar vendin dhe figurën e heroit kombëtar, i kryenin homazhet e tyre në një kishë tjetër aty pranë, që njihej si Kisha e Anunciatës.
Pavarësisht se në vitet e mevonshme edhe Xhamia Selimie u shemb, sërish në gërmadhat e katedrales së dikurshme shqiptarët vijonin të përkujtonin dhe të bënin homazhe.
Ky fenomen do të konstatohej edhe në vitet 1800 ku udhëtarë të ndryshëm evidentojnë faktin se shqiptarët nderonin kujtimin e heroit kombëtar duke adhuruar një vendvarrim që ndodhej brenda një kishe të kthyer në xhami.
Në këtë periudhë, janë dervishët bektashinj të cilët u kujdesën për vendin ku ishte varrosur dikur heroi kombëtar duke nderuar një memorial i cili do të shembej nga një prej tërmeteve më të fuqishme që është shënuar në vend, ai i vitit 1905.
Pas shpalljes së Pavarësisë, janë bërë gërmime të shumta dhe kërkime për të zbuluar shenja të tjera që mund të faktonin vendin e saktë se ku mund të ishte varrosur heroi kombëtar por deri më tani, nuk është konfirmuar asnjë fakt që të hedhë poshtë vendin ku u ndërtua memoriali.

Subscribe:
https://www.youtube.com/c/Televizioni...

WEB:
https://scantv.al/

Facebook:
  / televizioniscan  

Instagram:
  / scan_tv  

Linkedin:
  / scantv  

TikTok:
  / scan_tv  

#scantv #ekonomi #lajme #trending #shqiperi #financa #tirana #ngjarje #investime #turizem #bursa #lendet #skenderbeu #memoriali #lezhe #enverhoxha #mehmetshehu #teftacami #dossier #dokumentar #kreshnikkucaj #dosjae #tellurium #varr #ahmetzogu #pavaresia #heronj #arkeologji #turizem #gjergjkastrioti

Комментарии

Информация по комментариям в разработке