Monumenti i pazakontë i sheshit Skënderbej! U projektua me imazhin e Enver Hoxhës, si pjesë e Muzeut

Описание к видео Monumenti i pazakontë i sheshit Skënderbej! U projektua me imazhin e Enver Hoxhës, si pjesë e Muzeut

AUTOR: Kreshnik KUÇAJ
MONTAZHI: Ergis HASANBELLI
LEXOI: Rudi HIZMO
Çdo të enjte, ora 20:00 në SCAN TV
Në dhjetorin e vitit 1972, autoritetet komuniste të kohës, vendosin të ndërmarrin një prej lëvizjeve më të forta ndikuese në arkitekturën e Tiranës, prishjen e një prej godinave ikonike të rrymës italianë, godinës së ish Bashkisë së Vjetër të Tiranës.
Kjo godinë, ishte pjesë e kompleksit të ministrive të ndërtuara gjatë periudhës së bashkëpunimit dhe pushtimit Italian të Shqipërisë në vitet ’30.
Më herët, në vitet ’60 ishte shembur pazari i vjetër i Tiranës për t’i hapur rrugë ndërtimit të Pallatit të Ri të Kulturës ndërsa në vitin 1968, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në sheshin kryesor të qytetit, u hoq shtatorja e Stalinit për të vendosur monumentin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti.
Por në mesin e viteve ’70 miratohet një plan i ri për qendrën e Tiranës, ku parashikoheshin 7 objekte e monumente. Konkretisht në planin e 1976, qendra e Tiranës do të kishte këto godina e monumente, pjesa më e madhe e të cilëve arkitekturë e frymës komuniste:
1-Muzeun Historik Kombëtar, ende I pandërtuar
2.Monumentin e Lirisë, ende I pandërtuar
3.Pallati i Kulturës, i ndërtuar në vitet ‘60
4.Hotelin kryesor, i pandërtuar por që do të ndërtohej më vonë e do të emërtohej Hotel Tirana
5.Komitetin Ekzekutiv të Rrethit të Tiranës, që parashikohej të ndërtohej në mes hyrjes së rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës
6.Banka që ishte godinë e ndërtuar që në periudhën e Italisë
7. Monumentin e Skënderbeut që ishte vendosur në vitin 1968.
Mbi këtë projekt të qendrës së Tiranës, nis edhe puna konkrete në fundin e viteve ’70 për ndërtimin e Muzeut Kombëtar dhe të një monumenti të pazakontë për nga përmasat e tij, i cili do të vendosej në qendër të sheshin Skënderbej, duke rrezikuar të linte në hije edhe monumentin e heroit që i kishte dhënë emrin sheshit.

Subscribe:
https://www.youtube.com/c/Televizioni...

WEB:
https://scantv.al/

Facebook:
  / televizioniscan  

Instagram:
  / scan_tv  

Linkedin:
  / scantv  

TikTok:
  / scan_tv  

#scantv #ekonomi #lajme #trending #shqiperi #financa #tirana #ngjarje #investime #turizem #bursa #lendet #skenderbeu #scanderbeg #albania #tirana #monument #urban #arkitekture #italian #zogu #mbreteria #dossier #histori #dokumentar #enverhoxha #mehmetshehu #planiitiranes #kryeqytet #muzeu #muzeuhistorik #muzeukombetar #fakte #dokumente #komunizem #monarki #kreshnikkucaj #dosjae #monument

Комментарии

Информация по комментариям в разработке