Shije Shtëpie - Çervish me qumësht dhe pulë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Çervish me qumësht dhe pulë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

4-6 racione mish pule

60 gr gjalpë

3 lgj vaj ulliri

5 lgj miell

700 ml lëng pule

500 ml qumësht

3 thelpinj hudhra

0,5 lç piper të kuq

Kripë

Piper i bardhë ose arrë moskat

Pastrojmë racionet e mishit e më pas i vendosim në një tenxhere me ujë të valuar e i lëmë të ziejnë për 30 minuta duke i shtuar edhe një lugë kafe kripë. Më pas në një tigan të thellë shkrijmë pak gjalpë dhe vaj dhe më pas kaurdisim miellin deri sa të marrë ngjyrën e lajthisë. Shtojmë pak piper të kuq dhe e shuajmë me lëng pule (700 ml).

Shtojmë hudhrat e shtypura, i përziejmë e më pas shtojmë qumështin duke kontrolluar gjatë shtimit të tij trashësinë që preferoni ju për këtë recetë. Shtojmë erëzat. Hedhim çervishin në një tavë dhe shtrojmë në të copat e pulës dhe vendosim në furrë vetëm për 15-20 minuta. Kjo recetë mund të shërbehet dhe pa e vendosur në furrë duke shtuar në pjatë pak gjalpë të shkrirë ku tresim pak piper të kuq.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке