Koncert artistik në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Описание к видео Koncert artistik në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Me rastin e Festës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, në mjediset e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, u dha një koncert festiv për fëmijët dhe stafin e këtij institucioni të mirënjohur. Koncerti u organizua nga Sektori i Aktiviteteve të Qendrës së Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit (QKMBMMSHP), me pjesëmarrjen e fëmijëve të ushtarakëve që marrin pjesë në grupet kulturore të kësaj qendre. Të pranishëm në këtë koncert ishin drejtuesit e të dy institucioneve, Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe QKMBMMSHP, të ftuar nga komuniteti, ushtarakë dhe fëmijë ushtarakësh etj.

Drejtoresha e QKMBMMSHP-së, znj. Mirela Roshi mbajti një fjalë përshëndetës duke përcjellë në veçanti te fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” urimet e përzemërta të ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, me rastin e festës së 1 Qershorit. Koncerti ishte një bashkëpunim i bukur mes fëmijëve të kësaj shtëpie dhe grupit artistik të fëmijëve të ushtarakëve, duke premtuar të kthehet në një miqësi tradicionale. Program ishte larmishëm, me këngë të ndryshme për fëmijë, këngë patriotike, pjesë muzikore instrumentale, recitime, valle, si dhe demonstrime të ushtrimeve në sportin e bukur të karatesë. Të gjitha këto krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe i dhanë kësaj ditë feste një gëzim e gjallëri të veçantë.

Në mbyllje të aktivitetit, fëmijëve të “Zyber Hallulli” iu shpërndanë dhurata nga drejtoresha e QKMBMMSHP, dhurata të cilat ishin përgatitur nën përkujdesjen e drejtpërdrejtë të ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке