Intervista e Azem Hajdarit 3 dite para vrasjes (Arkive)

Описание к видео Intervista e Azem Hajdarit 3 dite para vrasjes (Arkive)

Ish-kryetari i Komisionit Parlamentar për rendin dhe SHIK-un, Azem Hajdari u vra më 12 shtator të vitit 1998. Në intervistën e tij 3 ditë para vdekjes, Hajdari foli për dosjen e Agjenturës Jugosllave UDB në SHIK. Ai mendonte se hapja e këtyre dosjeve do të sillte probleme dhe që nga ana e Parlamentit është disi pa etikë që këto dosje të kontrollohen.

Gjatë intervistës së dhënë Azem Hajdari u shpreh: "Unë mendoj se hapja e këtyre problemeve nuk është etike e punës së atyre që e lejojnë nga parlamenti për të kontrolluar organin e SHIK-ut. Megjithatë meqënëse është hedhur dyshimi nëse ka pasur apo jo aktivitet kundërzbulimi nga Republika e Shqipërisë për shërbimin Jugosllav, unë pohoj me përgjegjesi që ka pasur në rastet kur kundërzbulimi shqiptar ka marrë të dhëna nga rrjetet e tij.

Por që kur kanë filluar problemet në Kosovë të shkojnë në krahun e kundërt me vetë aspiratën e popullit shqiptar, Fatos Nano ka filluar të hedhë hije dyshimi për ish SHIK-un. Unë si kryetar i komisionit për rendin dhe SHIK-un deklaroj me përgjegjësi se aty ka patur një korrektësi dhe që nuk është lëvizur asnjë fashikull nga asnjë periudhë e shtetit shqiptar.

Komisioni Parlamentar që po merret me kontrolle në SHIK si Spartak Braho dhe Spartak Ngjela apo fakti që nuk kanë gjetur dosje të UDB, është se drejtori i SHIK-ut Fatos Klosi ndoshta nuk i ka lejuar për të parë gjithçka. SHIK i takon shtetit dhe askush nuk ka të drejtë të hedhë pluhur mbi të apo të nxjerrë të dhëna nga ky shërbim".

Комментарии

Информация по комментариям в разработке