Top News/ Kush është Marklen Haka? Miqësia dhe armiqësia me vëllezërit Bami

Описание к видео Top News/ Kush është Marklen Haka? Miqësia dhe armiqësia me vëllezërit Bami

I konsideruar si një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit Marklen Hja u kap afërsi të Liqenit të Bacungut në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e së bashku me të u shoqëruan edhe disa persona të tjerë.

33-vjeçari është një person me precedent penalë që datojnë që prej vitit 2011, kur u akuzua për një vrasje të kryer në ish-Bllok, por që nuk u provua kurrë. Emri I tij del në përgjimet e SKY, ku kontaktet kryesore të tij ishin Emiljano Shullazi dhe ish deputeti Arben Ndoka.

Sipas komunikimeve, Marklen Haka, së bashku me Gentjan Bejtjan, I ekzekutuar me breshëri plumbash në banesën e tij më 15 mars të këtij viti, shërbente si informator për lëvizjet e vëllezërve Durim dhe Valter Bamit, eliminimin e të cilëve e kërkonin Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka.
Përgjimet zbuluan se Marklen Haka, dikur mik i ngushtë i Durim Bamit nuk ua kishte më besën dy vëllezërve dhe ishte bërë pjesë e grupit rival që kërkonte eliminimin e tyre. Për këtë qëllim, grupi ndërmori një sërë përpjekjesh, por që të gjitha dështuan.
Marklen Haka i shpëtoi edhe një atentati në vitin 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij. Ndaj të riut u qëllua me 100 plumba, ndërsa Haka kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu, pas vuajtjes së një viti e gjysmë për armëmbajtje pa leje.




Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#MarklenHaka#Nikel

Комментарии

Информация по комментариям в разработке