Rrëfimi ekskluziv i Klement Balilit për Report Tv

Описание к видео Rrëfimi ekskluziv i Klement Balilit për Report Tv

Klement Balili, personi më i kërkuar në Shqipëri, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit ka folur ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha vetëm pak orë para arrestimit. Intervista publikohet e plotë në emisionin "Repolitix" ku të ftuar janë gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, deputeti i PS, Xhemal Qefalia, analisti Ilir Kalemaj si dhe gazetari Poli Hoxha. Ai ka rrëfyer muajt e arratisjes dhe se si i shpëtoi policisë, në 16 operacione. Balili thotë se policia nuk i është afruar asnjëherë vendit ku ai fshihej dhe qëndroi në arrati për 2 vite e tetë muaj. Teksa pohon se është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë provë që e implikon në trafikun e drogës Balili flet edhe për lidhjet me politikën dhe angazhimin e tij me PD dhe më herët me LSI, parti për të cilën ai thotë se është angazhuar edhe familjarisht.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке