Ekskluzive/ Skafisti i 'Balilit' rrëfen: Ja si trafikova në Greqi 700 kg kanabis

Описание к видео Ekskluzive/ Skafisti i 'Balilit' rrëfen: Ja si trafikova në Greqi 700 kg kanabis

Petro Dalanaj 62-vjeç, i njohur si skafisti i grupit të Kelmend Balili, që u arrestua në Greqi në vitin 2016 së bashku me Kleanth Palajn dy nga Saranda, rrëfen në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv si arriti që të trafikonte nga bregdeti i Jugut në drejtim të vendit fqinj rreth 700 kg kanabis. Ai tregon të gjithë rrugëtimin nga personi që e kontaktoi në Shqipëri, Spiro Gira nga Fieri (Redaksia e Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë bërë verifikimet dhe ky emër nuk ekziston) që i dha 5 mijë euro, te udhëtimi në Greqi ku takoi biznesmenin Alyfantis, kthimi me gomone dhe dërgimi i ngarkesës pranë ishullit Zakynthos. Pasi dërguan drogën ata u arrestuan në mëngjesin e datës 7 maj të 2016 në një lokal në Patra.

Petro Dalanaj u dënua me 13 vite për dy akuza, por bëri vetëm 2 vite e 10 muaj, pasi gjatë kohës që qëndroi në qeli punoi dhe dënimi u konvertua duke bërë gjithsej vetëm 5.4 vite për t'u liruar nga autoritetet greke. Pas lirimit nga burgu në datë 4 mars, ai u kthye në Shqipëri, por pa u regjistruar në TIMS në doganën shqiptare. Prokuroria shqiptare nuk e di që ky person ndodhet brenda territorit. Gjatë intervistës, Petro Dalanaj mohon që të ketë njohje me Kelmend Balilin, ndërsa thekson se në policinë greke i është bërë presion që të implikonte të cilësuarin nga mediat e vendit fqinj si 'Escobari i Ballkanit'.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha që intervistoi skafistin u shpreh se ai është një personazh kyç për zbardhjen e dosjes së trafikut të drogës. "Ai është personazhi kyç. Hetimet kanë dokumentuar gjithçka në lidhje me këtë grup, arrestimi i Dalanajt ka shënuar edhe fundin e një hetimi të gjatë. Dëshmitarin e bën të rëndësishëm fakti që ne kemi dëgjuar mbi hetime që janë kryer nga grekët dhe pala shqiptare, por asnjëherë dëshmitarë konkretë që kanë përfshirë në trafik.

Petro Dalanaj nuk është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare. Ai nxjerr një emër dhe thotë se ai që e ka paguar dhe e ka mbajtur në kontakt është një biznesmen nga Fieri, me inicialet S.G. Ai sipas Dalanajt ka pasur një restorant në Sarandë gjatë verës, ky është njeriu që ai e identifikon që ka folur me të, ka mbajtur kontakt të vazhdueshëm dhe e ka takuar fizikisht. Por kush është ky, dhe cfarë përfaqëson, ai fshihet Balili pas tij? Ka shumë pikëpyetje" shprehet Hoxha.

Por si doli emri i Kelmend Balilit? Sipas dosjes greke të ardhur përmes letër porosive në autoritetet shqiptare Petro Dalanaj dhe Kleanth Palajn nën urdhrat e Balilit u nisën me një skaf me emrin “Vasiliki”, më 5 maj 2016 dhe e dërguan sasinë prej 678 kilogramësh marijuanë nga brigjet shqiptare për në Greqi. Dy korrierët shqiptarë, sipas dosjes ngatërruan ishullin, vendin se ku ishte rënë dakord të linin mallin, duke e lënë drogën në një ishull tjetër të vogël pranë Zakynthos, që ishte nga pas vendit ku ishte lënë dakord në fillim.

Pasi dorëzuan drogën, ata vijuan rrugën me skaf në drejtim të Patrës, por u arrestuan nga policia greke. Në një material hetimor që siguroi “Shqiptarja.com” pak muaj më parë evidentoheshin rreth 20 biseda të përgjuara. Pas dështimit të gjithçkaje greku Alyfantis i thotë në telefon Balilit që ndodhej në Shqipëri se ka ngelur me “bukë, djathë e domate”, ndërsa Kelmendi i premton se herën tjetër do i sjellë një tjetër ngarkesë. Balili u vetëdorëzua në fillim të këtij viti në muajin janar, pas mbi dy vitesh arrati.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке