Dosja K - Selim Mborja/ Pronari i “Birrës Korça”, që Enver Hoxha i zaptoi vilën (05.03.2024)

Описание к видео Dosja K - Selim Mborja/ Pronari i “Birrës Korça”, që Enver Hoxha i zaptoi vilën (05.03.2024)

#reporttv #dosjak
Viti 1943. Në Korçë, në vilën e tij të bukur, Selim Mborja, një prej bamirësve më të mëdhenj të qytetit, merr një letër anonime. Jeta e tij ishte në rrezik. Komunistët e kishin në listë për ta zhdukur. Ai vendos të arratiset e të jetojë për ca kohë në Greqi. Deri në vitin 1945, ai e ndiqte nga Selaniku skenën e finale të Luftës së dytë botërore. Lajmet ishin shqetësuese. Në atdheun e tij, pushtetin po e merrnin komunistët. Ai e dinte çfarë vinte prej tyre. E dinte po ashtu se nuk mund të kthhej dhe se atdheu do të mbetej përgjithmonë në endrrat dhe kujtimet e tij. Nuk do ta shkelte kurrë më…
Në atdhe, gazeta zyrtare lajmëronte se armikut të arratisur Selim Mbrorja i ishin sekuestruar mbi 60 prona, shtëpi e dyqane në Korçë…. Në fisin e tij do të niste vala e terrorit. Kaq mund të bënin. Pasi Selimi vetë, iu kishte shpëtuar nga duart në Selanik, duke ju zbuluar një nga kurthet më të sofistikuara të Sigurimit të Shtetit….
E meqë në atdhe nuk kthehej dot, ajo çfarë mund të bënte për vendin e tij ishte mbeshtetja pa kushte në luftë kundër komunistëve. E shkriu pasurinë e tij për të luftuar komunizmin, por vdiq larg atdheut dhe pa e parë ëndrrën e tij të bërë realitet.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке