Shije Shtëpie - Bukë e butë me hudhra dhe gjalpë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Bukë e butë me hudhra dhe gjalpë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

3,5 gota me miell

1 gotë qumësht i vakët

1 gotë ujë i vakët

1 lgj maja e thatë

1 lgj sheqer

1 vezë

1 lgj kripë

1 lgj gjalpë ambienti

Për salcën me hudhra:

2 lgj gjalpë ambienti

2 lgj hudhra të grira hollë

2 lgj majdanoz të grirë hollë

150 gr djathë që shkrin

1 të verdhë veze për lyerje në sipërfaqe

Në një tas të madh me ujë vendosim qumështin e valuar, shtojmë në të majanë, sheqerin. I përziejmë këto 3 përbërës dhe vazhdojmë tw shtojmë vezë dhe pak nga pak miellin e më pas kripën. E përziejmë me spatul e më pas me duar derisa të formohet një brumë si për byrek. Shtojmë në fund 1 lugë gjelle gjalpë dhe formojmë brumin derisa gjalpi të përthithet nga brumi.

Më pas e vendosim atë në një tas, e mbulojmë me celofan dhe e lëmë brumin të dyfishohet për 2-3 orë.

Ndërkohë që brumi vjen ne përgatisim salcën me hudhra. Në një tas vendosim gjalpin në temperaturë ambienti. Shtojmë në të hudhrat e shtypura dhe majdanozin, e përziejmë mirë. Pasi brumi të jetë dyfishuar e vendosim në tavolinë dhe e punojmë pak jo shumë e më pas e hapim në një petë të trashë 0.5-0.6 cm i japim formën katrore 40 x 30 cm.

E lyejmë të gjithë sipërfaqen me gjalpin e aromatizuar me hudhër dhe majdanoz e më pas e spërkasim me djathin e grirë në rende.

Më pas e presim me 12 kuadrate me brinjë 10 x 10 cm.

I vendosim prerjet në formën katrore njëra përmbi tjetrën duke i vendosur në një tepsi me diametër 22 x 10 cm. Pasi ta kemi vendosur në tepsi, e mbulojmë atë me celofan dhe e lëmë te pushojë përsëri për 20 deri në 30 minuta.

E lyejmë sipërfaqen me të verdhën e vezës dhe e vendosim në tepsi, në furrë me temperaturën 170 gradë per 30-35 minuta.

Pasi e nxjerrim bukën nga furra, e lyejmë sipërfaqen me një lugë çaji gjalpë dhe e shërbejmë duke i shkëputur fetat e e gatshme të ngjitura nga djathi.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке