Shije Shtëpie - Tradita korçare petanik me fasule nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Tradita korçare petanik me fasule nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

1,5 pako peta të pjekura
500 gr fasule
100 ml vaj gusto
50 gr gjalpë
Kripë dhe piper i zi
1-2 vezë (sipas dëshirës)
200 ml qumësht (sipas dëshirës)

Fillimisht fasulet i shpërlajmë me ujë te bollshëm dhe i vendosim një natë më parë me ujë të ftohtë ose të paktën 6 orë para gatimit. Më pas përsëri i shpërlajmë dhe i vendosim në një tenxhere me ujë për të zierë. Fasulja duhet zier normal, jo që të shpërbëhet kokrra. Më pas e largojmë nga zjarri. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe shtojmë tek fasulet dhe 5-6 lugë gjelle vaj, të përzierë me gjalpë. I lëmë fasulet sa të ftohen në temperaturë ambienti. Që petaniku të ketë një formë estetikisht më bukur mund të bëjmë dy peta të freskëta me qëllim që një e vendosim poshtë dhe tjetrën në sipërfaqe.

Lyejmë një tepsi me yndyrë e më pas vendosim petën e freskët. E spërkatim me pak vaj dhe mbi të vendosim petën e pjekur, të cilën e spërkatim përsëri me yndyrë. Pasi fasulet të jenë ftohur, mund të shtoni nëse dëshironi pak qumësht dhe dy vezë të përziera. I trazojmë me fasulet dhe fillojmë të njomim petën e pjekur duke shpërndarë dhe pak fasule në të. Vendosim përsëri petën e pjekur dhe vazhdojmë përsëri me të njëjtin veprim. Spërkatim shumë pak me yndyrë e më pas njomim petën me lëng fasule dhe shpërndajmë disa kokrra fasule në të. Kështu vazhdojmë deri në fund ku mbyllja përfundimtare është me petën e njomë. Rregullojmë anët e petanikut, e spërkatim sipërfaqen me lëngun e fasuleve dhe pak yndyrë dhe më pas vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë për 30-35 minuta.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке