Rreze Dielli - Supë me hithra dhe qumësht nga zonja Albana

Описание к видео Rreze Dielli - Supë me hithra dhe qumësht nga zonja Albana

#rrezedielli #reportTV

Supë me hithra

500 gr hithra
500 ml qumësht
1 qepë
2 thelpinj hudhër
1 lgj miell
1 lgj gjalpë
1 vezë
Arrë moskat
Kripë, piper

Fillimisht pastrojmë hithrat, i presim imët dhe i vendosim të ziejnë për rreth 10 minuta me kapak gjysëm mbuluar. Ndërkohë me pak gjalpë ose vaj ulliri kaurdisim një qepë të grirë imët. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë miellin dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë hudhrat e shtypura ose të prera në fetëza të holla dhe më pas hedhim qumështin gradualisht duke e trazuar pa ndërprerje derisa qumështi të fillojë të fluskojë. Rrahim vezën me pak qumësht dhe e shtojmë tek supa së bashku me hithrat. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, arrë moskat dhe bimë aromatike sipas dëshirës.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке