Pa Gjurme-U zhduk pasi u nda me të dashurin/ Prindërit e 19-vjeçares: Artemis mbahet peng

Описание к видео Pa Gjurme-U zhduk pasi u nda me të dashurin/ Prindërit e 19-vjeçares: Artemis mbahet peng

3 vite pas zhdukjes misterioze të 19-vjeçares me origjinë shqiptare në Greqi, Artemis Vasilis, prindërit e saj Jani dhe Sofia Vasilis udhëtuan për të qenë prezent në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv. Në një intervistë me gazetaren Odeta Dume ata dhanë detaje mbi humbjen e të bijës, ndërsa treguan se 3 muaj para zhdukjes, Artemis ishte larguar sërish nga shtëpia për disa orë pas ndarjes nga i dashuri. Sipas tyre, ditën e 16 tetorit kur vajza humbi gjurmët, Artemismund të jetë takua me ish të dashurin e saj, ku edhe pas shumë tentativave të tyre, ky i fundit refuzon të flasë me prindërit e të resë. Dyshimi kryesor për prindërit e 19-vjeçares është pista e një rrëmbimi të mundshëm.
Prindërit e 19-vjeçares ishin të shoqëruar edhe nga avokati i familjes, Anastasios Dugas, i cili tregoi për emisioni ‘Pa Gjurmë’ se në zyrën e tij kishte mbërritur një letër anonime që tregonte se Artemis mbahej peng nga dy persona. Sipas tij, kjo letër ishte një tentativë për çorientimin e hetimeve në lidhje me zhdukjen e 22-vjeçares.
Gjithashtu pasditen e sotme emisioni “Pa Gjurmë” u lidh edhe me emisionin analog në Greqi “On The Spot”, ku në një lidhje direkte gazetari Nikos Nikoletakis tregoi më tepër detaje mbi zhdukjen e të resë. Ai tregoi se sipas informacioneve jozyrtare të marra nga autoritetet greke, Artemis Vasilis është larguar me dëshirën e saj, ndërsa mund të ketë nisur një lidhje tjetër dashurie.
Kujtojmë se Artemis Vasilis doli mëngjesin e 16 tetorit të vitit 2020 nga shtëpia për një intervistë pune në një dyqan të njohur lodrash në Koropi të Greqisë. Ndonëse u nis me atë qëllim, Artemis nuk mbërriti kurrë në destinacion. Për herë të fundit vajza me origjinë shqiptare është kapur nga kamerat duke shkuar në një stacion autobusi, aty ku është parë nga disa dëshmitarë të cilët kanë treguar se ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike. Edhe pas shumë dëshmive të mbërritura, sot 3 vite pas, ende nuk është zbuluar diçka konkrete për fatin e 19-vjeçares Artemis Vasilis, ndërsa familjarët e saj po përjetojnë makth me sy hapur.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке