Rreze Dielli - Supë me hithra të njoma, një supë e shpejtë në 5 minuta nga zonja Albana

Описание к видео Rreze Dielli - Supë me hithra të njoma, një supë e shpejtë në 5 minuta nga zonja Albana

#rrezedielli #reporttv

Supë me hithra

500 gr hithra
500 ml qumësht
1 qepë
2 thelpinj hudhër
1 lgj miell
1 lgj gjalpë
1 vezë
Arrë moskat
Kripë, piper

Fillimisht pastrojmë hithrat, i presim imët dhe i vendosim të ziejnë për rreth 10 minuta me kapak gjysëm mbuluar. Ndërkohë me pak gjalpë ose vaj ulliri kaurdisim një qepë të grirë imët. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë miellin dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë hudhrat e shtypura ose të prera në fetëza të holla dhe më pas hedhim qumështin gradualisht duke e trazuar pa ndërprerje derisa qumështi të fillojë të fluskojë. Rrahim vezën me pak qumësht dhe e shtojmë tek supa së bashku me hithrat. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, arrë moskat dhe bimë aromatike sipas dëshirës.


“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë. Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!

Комментарии

Информация по комментариям в разработке