Top Channel/ Urdhër arresti për Netanyahun? Pritet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale!

Описание к видео Top Channel/ Urdhër arresti për Netanyahun? Pritet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale!

Gjykata a Ndërkombëtare Penale mund të lëshojë sipas mediave të huaja një urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Disa raporte në shtypin izraelit tregojnë se qeveria në Tel Aviv po shikon me ankth drejt Hagës, ku vec Netanyahut, të shënjestruar nga GJNP-ja thuhet të jenë edhe ministri i mbrojtjes Yoav Galant dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi.

Pak ditë më parë, kreu i ekzekutivit të vendit hebre komentoi mbi procedimet e mundshme duke deklaruar se nën udhëheqjen e tij “ Izraeli nuk do të pranojë kurrë asnjë përpjekje nga Gjykata Penale për të minuar "të drejtën e tij për vetëmbrojtje". Gjykata Ndërkombëtare Penale kryen hetime ekskluzivisht kundër individëve. Ajo aktivizohet vetëm nëse një person dyshohet, se është përgjegjës për një nga katër krimet themelore në kohën kur kryen një funksion drejtues: gjenocid, krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit ose luftë agresioni.

Ajo ka hetuar që nga viti 2021 dhunën në Gaza në verën e vitit 2014 dhe krimet e mundshme të luftës kundër atyre që dyshohet se janë përgjegjës në Izrael. Në të njëjtën kohë sakaq, po zhvillon hetime edhe kundër militantëve të Hamasit, teksa po merren parasysh edhe zhvillimet e konfliktit të fundit: Sulmi i Hamasuit në Izrael që shkaktoi 1.200 viktima ndërsa 240 persona u morën peng, si dhe pretendimet e paverifikuara në mënyrë të pavarur të autoriteteve në Rripin e Gazës që pretendojnë se fushata shpaguese e shtetit hebre ka kushtuar mbi 34 mijë jetë njerëzish në enklavë. Izraeli vetë nuk e njeh autoritetin e GJNP-së, e atë si gjykatë nuk e njeh as SHBA-ja, Kina, Rusia dhe India, si dhe gati asnjë vend arab dhe Irani.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке