Shije Shtëpie - Pulë me përshesh nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Pulë me përshesh nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

1 pulë e madhe

60 gr gjalpë + vaj vegjetal

Kripë + piper të zi

2 qepë mesatare

1 lugë gjelle nenexhik i thatë

Për kulaçin:

600 gr miell

300 ml ujë të vakët

Kripë

Fillimisht përgatisim kulaçin e përsheshit. Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas dhe punojmë brumin me duar derisa të formohet një brumë si i byrekut, pak më i fortë. E vendosim atë në një tepsi të lyer me vaj. I bëjmë disa shpime me pirun me qëllim që të piqet mirë. Pasi e kemi lyer me vaj dhe në sipërfaqe e vendosim në furrën e parangohur në temperaturën 200 gradë për 30 min. Pasi kulaçi të piqet e mbështjellim me pecetë dhe e lëmë ashtu deri sa të vaket, më pas fillojmë të bëjmë përsheshin por copat jo të mëdha, të vogla.

Ndërkohë që pjekim kulaçin përgatisim pulën. Pula duhet të jetë pastruar dhe tharë, e lyejmë atë më pak vaj. E marinojmë me kripë. Përziejmë gjalpin me erëzat që preferoni, rozmarinë, piper dhe vendosim në barkun e pulës, gjysmën e gjalpit duke vendosur dhe pak në krahët e pulës. Shtojmë në tavën që do të pjekim pulën dhe ½ e gotës ujë. Vendosim pulën në furrë në temperaturën 200 gradë. Fillimisht e lëmë 30-40 min e më pas ulim pak temperaturën në 180 gradë dhe për 30-40 minuta të tjera. Ndërkohë në një tigan me 2 lugë gjelle vaj vegjetal. Skuqim qepën të grirë shumë hollë. Vazhdojmë skuqjen derisa qepa të marrë ngjyrë të artë transparente. Shtojmë 600 ml lëng pule dhe e lëmë qepën të ziejë + piper të zi.

Tek përsheshi që përgatitëm shtojmë 1 lugë gjelle nenexhik të thatë dhe e përziejmë përsheshin mirë. Kur të piqet pula e largojmë nga tava dhe e vendosim në një pjatancë. Lëngun që është në tavë e kullojmë dhe e shtojmë tek tigani me qepë. Largojmë tiganin me lëngun e pulës dhe pasi t’i ketë rënë vala por të jetë i nxehtë. Largojmë përsheshin, asnjëherë lëng nuk duhet të jetë mbi nivelin e përsheshit. E lëmë të pushojë derisa përsheshi të përthithë lëngun e pulës. Rrethojmë pulën në një pjatancë me përshesh dhe e servirim në tryezë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке