Shije Shtëpie - Supë pule me oriz dhe domate nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Supë pule me oriz dhe domate nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Supë pule me oriz dhe domate
400 gr gjoks pule
1 qepë
1/2 gotë oriz
2-3 domate ose 1/2 salcë domate
Kripë dhe piper i zi
50 gr gjalpë
Majdanoz ose 1/2 lk nenexhik i thatë
Pastrojmë gjoksin e pulës dhe e vendosim në një tenxhere ku do të shtojmë 1,5 litër ujë. E mbulojmë tenxheren dhe e lëmë mishin të ziejë për 30 minuta duke shtuar dhe 1lugë çaji kripë pas 10 minutave të zierjes.
Ndërkohë në një tigan me pak gjalpë kaurdisim qepën të grirë shumë hollë deri sa të zverdhet pak. Shtojmë domatet të qëruara dhe të grira në pure. Në mungesë të domateve shtoni ½ lugë gjelle salcë domatesh. E kaurdisim për 3 minuta. Shtojmë lëngun e pulës dhe mishin e copëtojmë në copëza të vogla. Në tenxheren ku po zien domatja shtojmë orizin dhe e lëmë atë të ziejë për 15-16 minuta. Shtojmë copëzat e mishit. E rregullojmë shijen me kripë e piper të zi. Shkrijmë gjalpin dhe mund ta aromatizojmë atë me nenexhik të thatë ose nëse nuk dëshironi mund ta shërbeni me gjalpë dhe majdanoz, sipas preferencave tuaja.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке