Pa Gjurme-Jam e martuar, por kam fëmijë me burrë tjetër’/48-vjeçarja mes dashurisë dhe dhunës

Описание к видео Pa Gjurme-Jam e martuar, por kam fëmijë me burrë tjetër’/48-vjeçarja mes dashurisë dhe dhunës

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Në vajzë 6 vjeçe, inekzistente në gjendje civile… nuk mundet të arsimohet si gjithë bashkëmoshatarët e saj, pasi rezulton e paregjistruar. E lindur nga një bashkëjetesë, nëna e saj nuk mundi ta regjistronte të bijën kur erdhi në jetë, pasi Veronika Hysi ende rezulton e martuar me ish-burrin e saj… me të cilin u nda fizikisht 8 vite më parë.
E dhunuar barabarisht për vite të tëra, dhe me një fëmijë që i ndërroi jetë kur ishte ende foshnje, për 48-vjeçaren Veronika Hysi jeta ka qenë mjaft e vështirë.
U martua kur ishte një 19-vjeçare me Mustafa Hysin nga Tepelena 16 vite më të madh. Pas 13 vitesh, prindër të 3 fëmijëve çifti zhvendoset në qytetin e Vlorës për një të ardhme më të mirë. Në fillim çdo gjë dukej se po shkonte mire, por pas pak kohësh Mustafai nisi të bëhej përdorues i alkoolit dhe për këtë arsye ai shpesh dhunonte bashkëshorten. Si të mos mjaftonte kjo, në vitin 2011 kur Veronika ishte në muajin e 9-të të shtatzanisë, për shkak të vështirësive ekonomike, Mustafai e braktis atë duke u larguar në Tepelenë dhe duke e lënë nënën me fëmijët në mëshirë të fatit.
Pasi në jetë erdhi fëmija i katërt, vajza e cila lindi me aftësi ndryshe, Veronika vendosi ta lërë këtë të fundit në jetimore për shkak të vështirësive ekonomike dhe të pamundësisë për t’u kujdesur.
4 vite pa asnjë kontakt, i penduar Mustafai i kërkoi një ribashkim nënës së fëmijëve, e cila për hir të tyre pranoi. Ajo shkoi të jetonte në Tepelenë sërish me shpresën se Mustafai kishte ndryshuar, por kjo gjë nuk ndodhi… Një dhunues mbetet gjithmonë i tillë…
Mustafai e dhunoi sërish Veronikën, e cila këtë herë përfundoi në spital nga goditjet e marra. Ajo gjithashtu denoncoi të shoqin për dhunë,
i cili përfundoi pas hekurave për 6 muaj. Kështu ajo shkëputi çdo kontakt me babain e fëmijëve të saj.
E strehuar tek familja e saj dhe në një gjendje të rënduar, një vit më pas 48-vjeçarja Veronika Hysi u njoh me Gazmir Qarrin 51-vjeçarin me të cilin vendosi të bashkëjetojë. E padivorcuar, në vitin 2017 Veronika solli në jetë vajzën me Gazmirin ku ky i fundit nuk mundet t’i japë atësinë. Për këtë arsye ajo kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”, për të kryer divorcin dhe për të regjistruar të bijën.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке