Shije Shtëpie - Qumështor - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Qumështor - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan.

5 vezë
5 lugë gjelle sheqer
50 gr gjalpë
1 majë luge kripë
3 lugë gjelle miell
1 lt qumësht
Në një tas vendosim vezët dhe i përziejmë ato mirë. Shtojmë pak nga pak sheqerin, duke vazhduar përzierjen derisa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin.
Shtojmë gjalpin të shkrirë dhe të vakur. Shtojmë pak qumësht e më pas miellin e situr e përziejmë mirë derisa mielli të mos ketë kokrriza. Shtojkmë dhe qumështin e mbetur dhe e trazojmë mirë , duke shtuar pak kripë.
Masën me qumësht dhe vezë e kullojmë në sitë e më pas në tenxhere, duke e vendosur në zjarrë e përziejmë vazhdimisht derisa të na formohet një masë kremoze e trashë, por nuk e lëmë që të valojë.
Lyejmë një tavë me gjalpë dhe e vendosim kremin në të.
Lyejmë me kujdes të gjithë sipërfaqen e qumështorit me të verdhë veze dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë të errët.
E lëmë të ftohet mirë e më pas e shërbejmë në copa.

Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке